FurnizimAfati kaloi
Furnizim me sistem të kamerave të sigurisë IP
Petrol Company kërkon oferta për 9 kamera sigurie IP dhe regjistruesin e videos (NVR) për pikën në Mitrovicë të Veriut.
- Afati i dorëzimit
- 21 tetor 2026 në 16:00
- Publikuar më
- 14 tetor 2026
- Pyetje rreth tenderit
- prokurimi@petrolcompany.biz
Çka kërkohet
- 9 kamera IP me rezolucion së paku 6 MP: 6 të jashtme dhe 3 të brendshme
- Kamerat e jashtme me mbrojtje IP67 dhe shikim natën me rreze infra të kuqe (IR)
- Kamerat me rrymë përmes kabllit të rrjetit (PoE), të përputhshme me standardin ONVIF; Dahua ose ekuivalente
- Regjistrues videoje në rrjet (NVR) me së paku 16 kanale, dalje video 4K dhe porta PoE për 9 kamerat (në NVR ose me switch PoE të përfshirë në ofertë)
- Hard disk për video-vëzhgim, së paku 4 TB, i montuar në NVR
- Kuti montimi (junction box) për secilën kamerë
- Montimi dhe kabllimi bëhen nga stafi i Petrol Company; oferta përfshin vetëm pajisjet
- Garancia së paku 2 vjet; servis në Kosovë
Kushtet për ofertuesit
- Certifikata e regjistrimit të biznesit
- Fleta teknike (datasheet) ose katalogu i produktit të ofertuar
- Deklarata e garancisë dhe adresa e servisit në Kosovë
Dokumentet e tenderit
Ky tender nuk pranon më oferta — afati i dorëzimit ishte 21 tetor 2026 në 16:00.
