Rreth kompanisë Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë  biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese.  Sot, Petrol Company operon rrjetin e 28 stacioneve, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht në tërë Kosovën, dhe çdo stacion vizitohet nga mesatarisht mbi 1000 konsumatorë në ditë. Të gjitha pikat janë të aneksuara me dyqane, të pajisura plotësisht me pakicë, një pjesë e këtyre pikave janë të pajisura me restaurante të cilat, ofrojnë cilësinë më të lartë të ushqimit në tregun e Kosovës. Petrol Company sh.p.k në kuadër të saj ka edhe kontrollim teknik të automjeteve në qytetin e Prishtinës.  Petrol Company është lider tregu në furnizimin e korporatave dhe institucioneve më të mëdha në Kosovë, me portofolin aktual të rreth 400 marrëveshjeve aktive të blerjes dhe të furnizimit.  Ne aktualisht operojmë me 15 kamionë të cilët janë në pronësi të kompanisë sonë, dhe gjithashtu kemi 15 kamionë të punësuar me autobotë. Deponia (baza) është plotësisht e pajisur më sistemin më të sofistikuar të digjitalizimit me një kapacitet total për ruajtjen e 6000 m3 , të ndërtuara në përputhje me standardet e BE-së, dhe të vendosura në Dobrevë vetëm 6 km distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari". Kapaciteti i magazinimit të kompanisë për ruajtjen e karburantave është i organizuar si: 800 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e gazit (GLN), 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e benzinës, 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e naftës, 1500 m3 janë caktuar për ruajtjen e naftës së rëndë dhe 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e Jet A1 karburantit (kerozinës). Ekipet tona prej rreth 300 të punësuar, janë të trajnuar me standardet më të larta të kujdesit ndaj klientëve dhe rregullisht marrin pjesë në seminare së paku 2 herë në vit, në varësi të gradës së tyre në skemën organizative të kompanisë. Si rezultat i punës dhe përkushtimit të të gjithëve, ne gjithmonë sigurohemi që konsumatorët tanë të jenë të kënaqur më shërbimet e ofruara nga stafi jonë, dhe një nga prioritetet kryesore është shëndeti dhe siguria e stafit tanë, klientëve dhe publikun e gjerë. Ne jemi krenarë të deklarojmë se të gjithë në Petrol Company jetojnë dhe frymojnë vlerat e mësipërme, dhe si një ekip, ne të gjithë angazhohemi në arritjen e vizionit të pronareve Jusaj, për t'u bërë biznesi më i madh dhe me më reputacion në vend.
Misioni Misioni i kompanisë sonë, është të ofrojmë derivate të kualitetit të lartë dhe korrektësi të garantuar, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. T’i edukojmë klientët tonë, që të kursejnë buxhetin e tyre familjar, sepse duke u furnizuar tek ne, veç çmimeve më të lira në treg, litri është litër, siç është edhe moto e Petrol Company. 
Vizioni Vizioni ynë për të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm dhe objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin vit pas viti. Fuqisë sonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët. Kemi staf energjik dhe të përkushtuar, për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë si pjesë e një kompanie të madhe siç jemi ne.
Leposaviq Mitrovicë Podujevë Vushtrri Skenderaj Istog Pejë Klinë Drenas Prishtinë F.Kosovë Kamenicë Lipjan Gjilan Ferizaj Malishevë Rahovec Gjakovë Prizren Dragash
Depozitat / Deposits - Dobreve
PIKA KARBURANTI Pronë e Petrol Company
FRANCHISING Përdorimi i brendit Petrol Company
Kontraktorët Kontraktorët që kryejnë shërbime për Petrol Company
SHITJE E DERIVATEVE
SHITJE E DERIVATEVE PETROL COMPANY ju siguron derivate të cilësisë më të lartë se ndonjë nga konkurrentët e kësaj indrustrie. Qëllimi ynë, është që të jemi zgjidhja më e mirë e klientëve për automjetet e tyre. Derivate
RESTAURANTE
RESTAURANTE Si kompani , në pikat e shitjes së naftës, ne ju ofrojmë klientëve tonë edhe vendin ku mund të ushqehen dhe të relaksohen.Ushqimi dhe pijet i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe
MARKETE
MARKETE Në pikat e shitjes së naftës, ofrojmë produkte ushqimore dhe shërbime, të cilat përmbushin nevojat e konsumatorëve.Tregohet shumë kujdes për cilësinë, shumëllojshmërinë dhe për çmimet më të lira në
KONTROLLIMI TEKNIK
KONTROLLIMI TEKNIK Për t'i siguruar nevojat e klientëve tonë, ofrojmë shërbim të shkëlqyer të kontrollimit teknik, të automjeteve të vogla dhe të mëdha deri në 3.5 ton.
Fito me bonus kartelë në Petrol Company Petrol Company, sjellë projektin më të ri të bonus kartelave. Kampanja do të fillojë nga sot, ku çdo klient mbi moshën 18 vjeçare ka të drejtë të pajiset me një bonus kartelë.Çka është bonus kartela?Bonus kartela është pronë e Petrol Company dhe për çdo furnizim me derivate në të gjitha pikat e Petrol Company, shërbime në market dhe restaurant, tregoni kartelën tuaj tek punëtorët e kompanisë, ku pas skenimit të saj, ju regjistrohen pikët në llogarinë tuaj. Për çdo blerje në vlerë 1 euro ju fitoni 1 pikë në bonus kartelë, ku ajo pikë ka vlerën 1 cent.Si të pajiseni me bonus kartelë?Të pajiseni me bonus kartelë, gëzon të drejtën çdo qytetar i Republikës se Kosovës, mbi moshën +18 dhe anëtarësimi mund të bëhet në të gjitha pikat e shitjes sëPetrol Company, duke plotësuar formularin e aplikimit apo edhe në mënyre virtuale përmes website www.petrolcompany.biz.Të dhënat me të cilat aplikoni për regjistrim duhet të jenë të sakta, me qëllim të komunikimit dhe informimit korrekt.Si t’i shfrytëzojmë pikët në bonus kartelë?Shfrytëzimi i pikëve mund të bëhet në çdo pikë të Petrol Company, ku p.sh keni grumbulluar pikë në vlerë 3 euro, atëherë kur të bëni pagesën për shërbimin e marrë, automatikisht ju zbriten në faturë 3 euro apo mund t’i shfrytëzoni pikët për çdo shërbim në pikat e Petrol Company.Pronari i kompanisë z.Shkelzen Jusaj, deklaron se gjithë investimet në këtë projekt, janë si shenjë falenderimi për klientët tanë, që gjithmonë besuan në cilësinë dhe kualitetin e produkteve tona. Gjatë gjithë kampanjës do të ketë shpërblime dhe dhurata të ndryshme, për të cilat klientët do të jenë gjithmonë të informuar, ka thënë ai.Për më shumë informata, telefononi në numrat: 080080088 apo 038601057
Fundvit befasues në Petrol Company Kompania më e njohur në vend për cilësi të derivateve dhe çmime më të lira në treg Petrol Company vjen me ofertën e radhës për klientët e saj besnikë si dhe për të gjithë ata që mendojnë t’i bashkohen shtëpisë së madhe Petrol Company.Ky fundvit do të jetë befasues për të gjithë klientet, do te ketë shumë shperblime, shumë dhurata ashtu siç ju ka premtuar. Përfito nga oferta e radhës në Petrol Company, antarësohu dhe merrë bonus kartelë dhe përfito shumë zbritje dhe shpërblime!- Çdo i 200-ti antarësues do të jetë fitues i një smartphon,- Çdo antarësues i ri do të përfitoj 10 pikë me automatizëm,- Çdo muaj së paku një artikull deri në 30% zbritje për veturën tuaj për të gjithë antarësuesit.- Si dhe për cdo euro të shpenzuar në pomp, restaurant ose market ju fitoni një pikë, ku për çdo pikë ju fitoni 1 cent... Oferta vlen për të gjitha pikat e Petrol Company, mbi 30 pika në gjithë Kosovën.Petrol Company së shpejti për herë të parë në Kosovë do të sjellë brendin e ri të restaurantëve BeHappy, një restaurant më ndryshe nga të tjerët me një ambient modern, relaksues dhe me një shumëllojshmëri të ushqimëve dhe shije unike të tyre. Të gjitha këto dhe shumëçka tjetër mbetët të na vizitoni dhe të bindeni që këto e bëjnë më të veçantë restaurantin BeHappy!
Kontakti
Mobile 1: 038 601 057
Mobile 2: 038 601 059
Fix: 038 601 137
Fax: 038 607 655